Please enter at least 3 characters.

Milani e ka gati zëvendësuesin e Maignan në rast largimi të portierit francez

Milani raportohet se është i interesuar për portierin e Parmas, Zion Suzuki, për vitin 2026, pasi Mike Maignan pritet të largohet në fund të kontratës së tij në qershor. 

Gjigantët e Serie A, Milani, kanë identifikuar portierin e Parmës, Zion Suzuki, si një zëvendësues të mundshëm për Mike Maignan sezonin e ardhshëm, sipas një raporti të fundit nga Calciomercato.com.

Kontrata e Maignan me klubin kuqezi përfundon në qershor të vitit 2026, dhe është shumë e pamundur që portieri francez të rinovojë me klubin.

Chelsea tashmë ka tentuar ta transferojë Maignan gjatë merkatos së verës me një ofertë të ulët, por Milani e bllokoi largimin e tij, pasi oferta nuk përmbushte kërkesat e tyre financiare.

‘Blutë e Londrës’ pritet të rikthejnë interesin për Maignan, veçanërisht pasi do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo klub në fund të këtij sezoni.

Sipas Calciomercato.com, Suzuki ka qenë në radarin e Milanit edhe më herët këtë verë si një kandidat për të zëvendësuar Maignan, dhe kuqezinjtë do të vazhdojnë ta monitorojnë nga afër portierin japonez gjatë këtij sezoni./Telegrafi/