Please enter at least 3 characters.

Milani dhe Interi, sinjal të fuqishëm Juves (Video)

2016/01/f.0926224006767_m.jpg

Paraqitje fantastike për Milanin shfaqi Stephan El Shaarawy, i cili ishte i pa përmbajtshëm. Rossonerët dominuan nga fillimi dhe goli erdhi në minutën e 15-të nga pikërisht El Shaarawy.

Në pjesën e dytë Allegri bën edhe disa zëvëndësime duke e dominuar sërish lojën ndaj ish ekipit të tij, ndërsa fitoren e cementoi përsëri me golin e dytë marokeni (82’) për 2-0 dhe fitoren shumë të rëndësishme.

Interi nga ana tjetër e shënoi fitoren e tretë në tre ndeshje si mysafir madje pa pranuar ende asnjë gol. Viktima e radhës ishte Chievo.

Stramaccioni hyri në lojë me formacion 3-5-2, që u tregua mjaft i suksesshëm. Alvaro Pereira realizoi golin hapës (43’) për 1-0 dhe epërsinë Nerazzure pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë i inkuadruari në vend të Sneijderit të lënduar, Antonio Cassano e vazhdoi formën e lartë, duke realizuar golin e sigurisë (74’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Milani me këtë fitore arrin në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve, ndërsa Interi arrin në kuotën e nëntë pikëve pas pesë ndeshjeve me katër pikë më pak se sa lideri Juventus, i cili tregoi shenja se mund të mposhtet ndaj Fiorentinës një ditë më parë. /Telegrafi/

Milan 2:0 Cagliari

Chievo 2:0 Inter