Please enter at least 3 characters.

Milani dhe Interi do të tentojnë në janar transferimin e Xhakës

2019/11/Xhaka-Kapiten-e1574253267429.jpg
264:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Granit Xhaka of Arsenal celebrates his team's victory after the Premier League match between Arsenal FC and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on December 1, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediumi i njohur Sky Germany pretendon se si Milani ashtu edhe Interi po synojnë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, në afatin e janarit.

Antonio Conte është ankuar në mënyrë të përsëritur për mungesën e opsioneve në skuadrën e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të Interit të nënshkruajë më shumë lojtarë në janar për të mbuluar koston e luajtjes së futbollit vendas dhe evropian.

Milani ndërkohë është në kërkim të lojtarëve me përvojë që do të ndihmojnë ekipin e tyre të ri, dhe besojnë se ylli shqiptar i Arsenalit i përshtatet kërkesave.

Karriera e Xhakës te Arsenali duket se ka përfunduar pas ekseseve në barazimin 2-2 kundër Crystal Palace muajin e kaluar, dhe ka pësuar shumë abuzim nga tifozët e Arsenalit që nga nënshkrimi në 2016.

Transmetuesi gjerman shprehet se ish-ekipi i tij, Borussia Monchengladbach është gjithashtu e interesuar ta rikthejë mesfushorin përsëri në Bundesliga.

Por, kjo është një ide që nuk i intereson reprezentuesit zviceran, kështu që një lëvizje në njërën nga ekipeve e qytetit të modës është një mundësi reale.

Të dyja, Interi dhe Milani nga ana e tyre do ta merrnin atë në hua me një mundësi për të blerë në fund të sezonit. /Telegrafi/