Please enter at least 3 characters.

Milani dërgon ofertën zyrtare për Fofanan, ka një distancë mes ofertës dhe kërkesës

2024/07/Youssouf-Fofana-e1721210067423.jpeg

Youssouf Fofana është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës.

Mesfushori francez ka shkëlqyer me fanellën e Monacos viteve të fundit dhe trajneri Pualo Fonseca i ka bërë të qartë drejtuesve se e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

Rossonerët po bëjnë çmos për transferim e lojtarit dhe tanimë kanë nisur ofertën e parë zyrtare në drejtim të Monacos.

Gjiganti italian ka ofruar 15 milionë euro plus katër të tjera në formë bonusesh, ofertë që nuk e ka kënaqur Monacon.

Klubi francez i ka bërë të qartë Rossonerëve se për ta lejuar largimin e lojtarit synojnë të fitojnë 25 milionë euro.

Nga ana tjetër janë të bindur se do të gjejnë një marrëveshje, pasi dëshira e lojtarit është të transferuar në San Siro dhe të vihen nën urdhrat e Paulo Fonsacas. /Telegrafi/