Please enter at least 3 characters.

Milani befasohet nga Atalanta (Video)

2016/04/AtalantaBCvACMilanSerieAxd3CsQ-O00Gx.jpg

Milani ka humbur si mysafirë i Atalantas me rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar, ku të ekipet kishin vazhdimisht raste për të shënuar.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, e gjitha kjo në minutën e pestë fal golit nga Luiz Adriano nga pika e bardhë.

Kur të gjithë menduan se Milani do të shkojë në pushim me epërsinë e një goli, në skenë doli Mauricio Pinilla, i cili në minutën e 44-të shënoi një supergol në mënyrë akrobatike.

Ndërsa goli i fitores për vendasit erdhi nga Alejandro Gomez në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e 12 me 36 pikë. /Telegrafi/