Please enter at least 3 characters.

Milan synon të rikthejë Gabbian nga huazimi

2023/12/1006827711.jpg
302:"AC Milan v Venezia FC - Serie A Matteo Gabbia of AC Milan in action during the Serie A 2021/22 football match between AC Milan and Venezia FC at Giuseppe Meazza Stadium, Milan, Italy on September 22, 2021 Milan Italy livemedia-acmilanv210922_npci1 PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xFabrizioxCarabellix
21:"imago images/NurPhoto

Milan janë duke punuar për rikthimin e mbrojtësit Matteo Gabbia nga huazimi në afatin kalimtar të janarit.

Gabbia ishte transferuar tek Villarreali në formë huazimi dhe tani Rossonerët janë të detyruar ta rikthejnë atë, për shak të krizës së lëndimeve në mbrojtje.

Pierre Kalulu, Simon Kjaer, Mattia Caldara, Malick Thiaw dhe Marco Pellegrino që të gjithë janë të lënduar dhe Pioli nuk mund të llogarisë në shërbimet e tyre.

Stefano Pioli kishte kërkuar transferimin e Jakub Kiwior në formë huazimi nga Arsenali, por “Topçinjtë” e kishin refuzuar këtë opsion.

Është sugjeruar nga mediat në Itali dhe në Spanjë se alternativa më reale do të ishte rikthimi i Gabbias nga huazimi tek Villarreali.

24-vjeçari i ishte bashkuar Villarrealit në korrik të këtij viti dhe është produkt i akademisë së Milanit.

Deri më tani këtë sezon ai ka bërë 11 paraqitje për Villarrealin në Ligën e Evropës dhe në La Liga.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai luan në një klub në formë huazimi, pasi në sezonin 2018/2019 ishte aktivizuar tek Lucchese në Serie C pikërisht në formë huazimi./Telegrafi/