Please enter at least 3 characters.

Mickoski: Përgjegjësinë për çështjen e emrit e ka Qeveria

2018/01/mickoski-2.jpg

Sot u mbajt takimi koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të janë informuar për propozimet konkrete të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takim morrën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Hristijan Mickoski para gazetarëve tha se përgjegjësinë për emrin e ka tani Qeveria. ''Nëse pyesni mua, ky takim ishte i nevojshëm edhe më herët. Për këtë pyetje, tanimë Qeveria e Maqedonisë e ka përgjegjësinë për çështjen e emrit. Nuk mund të flas për propozime. Ishte një takim informativ. Ne prej tani presim edhe hapat e ardhshëm të këtij procesi dhe do të donim që të jemi pjesë e kësaj çështje. Kryeministri na tregoi në tre pjesë takimin me kryeministrin e Greqisë Tsipras. Më shumë nuk do të doja të komentoja'' tha Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/