"Mezi pres të ju takoj" - fjalët e para të përforcimit të ri të Prishtinës, Najeeb Yakubu
Prishtina ka njoftuar marrëveshjen me futbollistin nga Nigeri, Najeeb Yakubu, i cili mund të luajë si në krahun e mbrojtjes ashtu edhe të sulmit. Futbollisti 24 vjeçar i lindur në Ganë më 1 maj të vitit 2000, me pasaportë të Nigerit, pas konfirmimit të vizës nga autoritetet kosovare, shumë shpejtë do t’i bashkëngjitet skuadrës bardhekaltër, shkruan FC Prishtina.Yakubu është në grumbullim me Kombëtaren e Nigerit ku së bashku me mbrojtësin tjetër të Prishtinës, Philippe Boueye do të mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre në kualifikueset e Kupës së Afrikës. “PërshëndetjePrishtinë, mezi pres të ju takoj pas pushimit tëKombëtareve. Shpresoj të shihemi së shpejti”, ka thënë ai nënjë video të publikuar nga klubi.Transferimi më i ri i Prishtinës së fundi ka qenë pjesë e kampionatit ukrainas duke luajtur me me klubin e njohur, Vorskla Poltava, ku ka zhvilluar 60 ndeshje.Pas fillimit të luftës në Ukrainë ai është huazuar në ekipin Ilves të Finaldës. /Telegrafi/


