Please enter at least 3 characters.

Messi prej penaltisë për fitoren e Argjentinës, Neymar e Paulinho me supergola për triumfin e Brazilit (Video)

2017/03/brazil-1-e1490339749103.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Argjentina dhe Brazili kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Gjersa argjentinasit triumfuan kundër Kilit me rezultat minimal 1-0, brazilianët si mysafirë fituan kundër Uruguait me rezultat 4-1.

Për fitoren e Argjentinës u kujdes Lionnel Messi, i cili realizoi prej pikës së bardhë në minutën e 16 të takimit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër ‘Selecaos’ triumfuan në saje të ‘hat-trick’ të Paulinhos (’18, ’51, 90+) dhe një goli të Neymarit (‘74).

Me këtë fitore Argjentina renditen në pozitën e tretë më 22 pikë, një më pak se Uruguai që është në pozitën e dytë ndërsa lider mbetet Brazili me 30 pikë. /Telegrafi/