Please enter at least 3 characters.

Messi në dyshim për përballjen ndaj Interit

2019/09/Messi-vs-Villarreal.jpg
242:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 24: Lionel Messi of FC Barcelona receives medical treatment during the Liga match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on September 24, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi është dyshim të madh për t'u paraqitur në përplasjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, pasi Barcelona konfirmoi një tjetër dëmtim muskulor.

Dy klubet e mëdha evropiane luajnë mes vete në Camp Nou më 2 tetor dhe do të jetë në garë me kohën që ylli argjentinas të jetë gati.

Sipas deklaratave të fundit nga Blaugranët, Messi pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë ndeshjes të së hënës me Villarrealin.

Kjo kishte qenë ndeshja e parë e rikthimit të argjentinasit si titullar, pasi kishte humbur katër ndeshjet e para të La Ligas pas dëmtimit të mëparshëm.

Messi pas lëndimit ndaj Villarrealit (Foto/Getty Images/Guliver)

Messi gjithashtu luajti si zëvendësues kundër Borussia Dortmundit dhe Granadas javën e kaluar.

Deklarata e Barcelonës thjesht shënon se ai do të monitorohet çdo ditë për të përcaktuar disponueshmërinë e tij, por sipas mediave spanjolle gjasat janë të vogla që të luaj ndaj Interit. /Telegrafi/