Please enter at least 3 characters.

Messi mungon në miqësoren e Argjentinës ndaj Italisë?

2018/03/Messi-Argjentina.jpg
275:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 20: Lionel Messi of Argentina controls the ball as Javier Mascherano and Sergio Aguero look on during a Argentina training session at Manchester City Football Academy on March 20, 2018 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi pritet të mungojë në miqësoren e luksin që Kombëtarja e Argjentinës e zhvillon ndaj asaj të Italisë.

Sipas mediumit italian Premium Sport, Messi ka një mbingarkesë të muskujve dhe pritet të kursehet në ndeshjen që zhvillohet në Mançester.

Messi mund të mungojë në miqësoren e sotme (e premte) që Argjentina e luan ndaj Italisë pasi nuk pritet të rrezikohet pas këtij lëndimi të lehtë.

Megjithatë, ky lëndim nuk është serioz dhe ylli argjentinas shpejt pritet të kthehet në aksion për kombëtaren dhe skuadrën.

Messi gjatë një seance stërvitore me Argjentinën (Getty Images)

Sulmuesi argjentinas pritet të kthehet për miqësoren e radhës që Argjentina e zhvillon ndaj Spanjës.

Po ashtu, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë gati edhe për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Ky medium thekson se ish-mesfushori i Interit, Ever Banega është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Messin kundër Azzurrëve.

Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Italisë pritet të filloj nga ora 20:45. /Telegrafi/