Please enter at least 3 characters.

“Messi më i miri në histori”

2016/11/messi1-e1478472113153.jpg

Sipas mesfushorit të Sevillas, Vitolo, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Mesfushori spanjoll ka lavdëruar paraqitjen e sulmuesit argjentinas, duke pranuar se Messi është në një nivel tjetër në përplasjen e tyre këtë mbrëmje(diel).

“Messi nuk ishte një befasi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ai e di se si duhet të drejtoj një lojë”, ka thënë Vitolo për gazetarët pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Në pjesën e parë ne e vunë në presion atë mirë, por në pjesën e dytë ai bëri diferencën”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, Vitolo shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për skuadrën e tij. /Telegrafi/