Please enter at least 3 characters.

Messi i lumtur për golin e 100-të në Ligën e Kampionëve

2018/03/GettyImages-932044216.jpg
141:" during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain.
11:"David Ramos

Tifozët në Camp Nou kanë parë nga afër shkëlqimin e Lionel Messit, ku shënoi golin e  99-të dhe 100-të në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 ndaj Chelseat. 

Ai ka folur për këtë arritje, ndërsa ka analizuar edhe ndeshjen.

"Jam i lumtur që kam arritur 100 gola në një garë kaq të bukur, por gjëja më e rëndësishme është që të ecim para, përballë një skuadre me lojtar shumë kualitativ”.

Lionel Messi pas golit (Getty)

"Shënuan herët në këtë ndeshje të rëndësishme. Jam i lumtur se si ndodhi”.

"Ishte ndeshje e vështirë, por ne u treguam të fortë. Kur shënuan golin e tretë ishin të kualifikuar”.

Antonio Conte e lavdëroi shumë Messin në konferencë për shtyp, ndërsa argjentinasi e falënderoi për këtë.

Lionel Messi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Nuk i kam dëgjuar, por nëse e ka thënë këtë e falënderoj për fjalët e mira”.

"Jam shumë i lumtur për këtë mbrëmje dhe arritjen në çerekfinale, që ishte gjëja që e dëshironim”.

Ndeshja e radhës për Messin dhe shokët e tij është kundër Bilbaos të dielën. /Telegrafi/