Please enter at least 3 characters.

Messi flet për sfidën ndaj Real Madridit: El Clasicot janë gjithmonë speciale

2019/12/Messi-Ramos.jpg
266:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Lionel Messi of Barcelona and Sergio Ramos of Real Madrid argue during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi beson se Barcelona do të ketë përball një Real Madridit të fortë në El Clasicon e parë të sezonit 2019/20.

Messi ka tashmë mendjen tek El Clasico e parë e sezonit me Realin më 18 dhjetor dhe nuk ka dyshim se ndeshja përsëri do të jetë thelbësore në garën për tituj.

"Unë pres një Real Madrid shumë të fortë. Ata e kanë treguar atë në ndeshjet e fundit, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve", ka thënë fillimisht Messi.

"Barcelona kundër Real Madridit dhe Real Madrid kundër Barçës janë gjithmonë ndeshje speciale".

Messi në aksion gjatë një El Clasico (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Nuk ka rëndësi se si arrijnë skuadrat, megjithëse është e vërtetë që ne të dy klubet po kalojmë në një formë të mirë", përfundoi argjentinasi.

Para kësaj përplasje me Mbretërit, Barcelona do të përballet me Real Sociedadin në La Liga të shtunën. /Telegrafi/