Please enter at least 3 characters.

Messi dhe Ronaldo mund t’i bashkohen Neymarit te PSG – thotë agjenti i brazilianit

2020/08/neyamrRonaldoMessi-1-e1597951326998.jpg
354:"ZURICH, SWITZERLAND - JANUARY 11: (L-R) Neymar of Brazil and FC Barcelona, Lionel Messi of Argentina and FC Barcelona and Cristiano Ronaldo of Portugal and Real Madrid pose for a photo after a press conference prior to the FIFA Ballon d'Or Gala 2015 at the Kongresshaus on January 11, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro, ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohen brazilianit te Paris Saint-Germaini.

E ardhmja e superyllit të Barcelonës është vënë në dyshim në javët e fundit, ndërkohë që superylli i Juventusit nuk është më i paprekshëm – dhe Parc des Princes është vendi ku ata mund të bashkohen.

“Ka pasur periudha kur ai (Neymar) ka qenë i pikëlluar për shkak të lëndimeve. Në atë periudhë, ka dashur të largohet, të kthehet te Barcelona ose të shkojë te Real Madridi. Sot, jo – mund ta shihni se sa i lumtur është”.

(Foto: Philipp Schmidli/Getty Images/Guliver)

“Neymar është i lumtur dhe mendoj se do të qëndrojë te PSG për së paku edhe dy vite. Sot, pa kurrfarë dyshimi, është më lehtë që Messi të shkojë te PSG sesa që Neymar të kthehet te Barcelona”.

"Messi dhe Cristiano Ronaldo. Jam serioz: Nuk mund të dyshoni në fuqinë ekonomike të Katarit”, ka deklaruar Ribeiro për Placar.

Edhe pse duket vetëm si një ëndërr, në rast të realizimit, ata do të përbënin sulmin më sensacional në histori të futbollit. /Telegrafi/

A mund të konsiderohet një bashkim i yjeve më të mëdha të futbollit si ëndërr edhe për dashamirët e këtij sporti? Shprehuni në hapësirën për komente.