Please enter at least 3 characters.

Messi barazon rekordin e madh të Peles për golat e shënuar për një skuadër të vetme

2020/12/messi-pele.jpg

Lionel Messi ka barazuar një rekord të madh të legjendës braziliane, Pele, sa i përket golave të shënuar për vetëm një skuadër.

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lionel Messi (45+) dhe Ronald Araujo (52’) për vendasit, ndërsa Mouctar Diakhaby (29’) dhe Maximiliano Gomez (69’) për mysafirët.

Edhe përkundër barazimit, goli i Messit ka peshën e një rekordi të madh, i cili mbahej për shumë vite nga legjenda Pele.

Messi tashmë ka barazuar rekordin e Peles për gola të shënuar për një skuadër të vetme.

Ylli argjentinas ka shënuar 643 gola për Barcelonën, ndërsa Pele i kishte shënuar me Santos

Goli i Messit erdhi nga loja me kokë, pas një topi të kthyer nga portieri pas pritjes së penalltisë së argjentinasit. /Telegrafi/