Mesazhi “karate” për presidentin, Bardiqi kërkon falje për keqkuptimin
28/04/2026
Deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi ka komentuar sërish mesazhin “karate” për zgjedhjen e Presidentit.
Ai pas shtyrjes së seancës për në orën 14:00, ka shprehur se mesazhi i publikuar ka qenë një bisedë mes miqsh dhe se ishte komunikim me sarkazëm.
“Ishte komunikim me sarkazëm i bërë mes miqsh. Është cenim i privatësisë, mesazhet në privat nuk konsideroj që janë për publikun”, tha Bardiqi.
Ai kërkoi falje nëse ka pasur keqkuptim qoftë për LVV-në, qytetarët dhe votuesit duke shtuar se nuk ka të bëjë asgjë ofenduese.
“E keni parë që është në thonjëza si një fjalë me sarkazëm e përdorur që nënkupton që edhe në mungesë të opozitës deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave”, tha Bardiqi. /Telegrafi/


