Please enter at least 3 characters.

Mertesacker nënshkruan për Arsenalin

2016/01/f.0831231229498_m.jpg

26-vjeçari kalon në Emirates nga Bundesliga dhe do t’u ofrojë Topçinjve përvojë në qendër të mbrojtjes.

“Jemi të entuziazmuar që ta mirëpresim Per Mertesackerin në skuadër... Besoj se ai do të përshtatet mirë në Ligën Premier dhe do të ofrojë cilësi të mëdha për skuadrën”, ka thënë trajneri Arsene Wenger.

Mertesacker e ka falënderuar ish-skuadrën e tij, Werder, ndërsa transferimin në Londër e konsideron si plotësim të ëndrrës dhe hap të rëndësishëm në karrierë. /Telegrafi/