Merr fund seria pozitive e Arsenalit – ndalen me barazim nga Fulhami
08/12/2024
Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilën realizuan në minutën e 11-të përmes Raul Jimenez për rezultatin 1-0.Pas golit të pësuar, Arsenali mori tërësisht iniciativën në këtë takim duke rrezikuar portën e Bernd Lenos në disa raste.Në pjesën e parë ata patën tri raste të mira shënimi me Declan Rice dhe Bukayo Saka (x2) por ata nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës.Pas disa përpjekjeve, Arsenali realizoi për 1-1 përmes francezit William Saliba i cili shënoi në minutën e 52-të.
Standings provided by Sofascore


