Please enter at least 3 characters.

Merkel: Jam optimiste për nisjen e negociatave në vjeshtë me Maqedoninë e Veriut

2018/07/merkel.jpg
326:"BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në samitin në Poznan, tha se është optimiste në lidhje me mundësinë që Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, në muajin tetor.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse do të bëjë presion që Franca të jep dritë të gjelbër për negociatat, Merkel tha se BE dhe procesi i vendosjes nuk funksionon me presione, ndërsa shtoi se me optimizëm shikon drejt vjeshtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Merkel tha se nuk pajtohet me presidentin francez Emannuel Macron, se zgjerimi i BE-së dhe thellimi i saj nuk mund të zhvillohen paralelisht.

"Pajtohem që BE duhet të përmirësohet përbrenda, por kjo nuk është arsye të mos fillojnë negociatat, kjo në vete nuk është kontradiktore", tha Merkel në konferencë pas takimit me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të samitit në Poznanj.