Meridian Express dhe klientët e tij dhurojnë mbi 6 mijë euro për SOS Fshatrat e Fëmijëve
Meridian Expresska vazhduar traditën e mbështetjes për komunitetin edhe këtë vit, duke dorëzuar një donacion në vlerë prej 6,553.00€ për SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Ky kontribut u bë i mundur falë pjesëmarrjes së klientëve, përmes kampanjës “Barazo Faturën”, e cila organizohet çdo vit gjatë muajit të Ramazanit.
Përmes kësaj nisme, klientët kanë mundësinë të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë, duke reflektuar frymën e solidaritetit dhe kujdesit për familjet dhe fëmijët në nevojë.
Kjo iniciativë tashmë është bërë pjesë e përvitshme e angazhimit social tëMeridian Express, duke dëshmuar vazhdimësinë e mbështetjes për kauza me rëndësi dhe ndikim në shoqëri.
Nisma të tilla janë thelbësore për një shoqëri më të angazhuar dhe më të bashkuar, pasi tregojnë se ndryshimi real shpesh vjen nga veprimet e përbashkëta.
Përmes angazhimeve konkrete dhe të vazhdueshme, krijohet një model pozitiv që frymëzon edhe të tjerët të kontribuojnë, duke e kthyer solidaritetin në një vlerë të përditshme.


