Please enter at least 3 characters.

Meraku i Vokrrit që nuk u bë tandem sulmi me Platinin

2016/01/meraku-i-vokrrit-q-euml-nuk-u-b-euml-tandem-sulmi-me-platinin_hd.jpg

Kjo foto është bërë në vitet e fundit, kur kanë pasur takime si dy zyrtarë të lartë. Vokrri këtë foto e ruan si kujtim. Kujtimet dhe miqësia kanë mundur të jenë shumë më të moçme, gati tri dekada më parë.

Në vitin 1987, Vokrri kishte marrë ofertë të luante në Juventus.

Atëbotë te skuadra më e suksesshme italiane luante edhe Michel Platini dhe po të kalonte do të mund të krijohej një tandem "vrasës" në sulm.

Oferta i kishte ardhur pasi kishte arritur suksese të mëdha me klubin Prishtina deri në vitin 1986, e më pas me suksese të njëjta kishte vazhduar edhe në Partizan të Beogradit, duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i ish-Jugosllavisë në një stinor.

"Në atë kohë lojtarët e ish-Jugosllavisë nuk kanë pasur të drejtë të largohen nga ish-Jugosllavia pa i mbushur 28 vjeç dhe pa e pasur shërbimin ushtarak të kryer. Juventusi atëbotë më kishte kërkuar", kujton Vokrri.