Mendohej se kishte ngordhur në zjarrin e Los Anxhelosit, macja është gjetur mrekullisht e gjallë pas dy muajsh - shihni reagimin e pronares
02/04/2025
Macja Aggie, që mendohej e ngordhur në zjarrin e Los Anxhelosit, u gjet mrekullisht e gjallë pas dy muajsh.
Pronarja 82-vjeçare, Katherine Kiefer, humbi shtëpinë dhe kishte frikë se kishte humbur edhe macen e saj të dashur, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, një telefonatë nga Streha e Kafshëve në West Los Angeles i solli lajmin e pabesueshëm – Aggie ishte gjetur e gjallë, por në gjendje të rëndë.
Ribashkimi i tyre emocionues u kap në një video virale, duke dëshmuar forcën e shpresës.
Aktualisht, Aggie po merr trajtim mjekësor për t’u rikuperuar. /Telegrafi/


