Please enter at least 3 characters.

Mendes: Ronaldo kishte kërkuar transferimin te Juve gjatë janarit

2018/12/Cristiano-Ronaldo-1-e1545120254150.jpg
239:"FLORENCE, ITALY - DECEMBER 01: Cristiano Ronaldo of Juventus looks on during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus at Stadio Artemio Franchi on December 1, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se portugezi kishte kërkuar t'i bashkohej Zonjës së Vjetër që në afatin e kalimtar.

Por, pasi negociatat kishin vazhduar me muaj, CR7 kaloi te Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro.

"Cristiano është më i miri në histori", ka thënë Jorge Mendes për Tuttosport.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Meritat për transferimin nuk janë të mija, por të Juves dhe Agnellit, i cili vendosi të transferojë Cristianon".

"Juve e dëshiroi dhe e bleu, ai tashmë më kishte thënë se dëshiron të luajë për Juventusin në janar, kjo është e vërteta. Mendova se ishte e pamundur, por atij i thash që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur".

"Pastaj takova drejtorët, në takimin e parë isha me (Pavel) Nedvedin dhe (Fabio) Paratici, para ndeshjes me Realin. Pastaj takova presidentin dhe nga e pamundura filloja të besoj se po bëhet realitet".

"Negociatat zgjatën disa muaj", ka shtuar Mendes. /Telegrafi/