Please enter at least 3 characters.

Meksika dhe Ekuadori kërkojnë kalimin në 1/8 e finales - formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në mesin e 16 më të mirave të botës.

Meksikanët, si bashkë-organizatorë të turneut, kërkojnë të shkruajnë histori duke fituar ndeshjen e tyre të parë në fazat eliminatore pas plot 40 vitesh pritje, ndërsa Ekuadori synon të arrijë një arritje historike duke kërkuar fitoren e parë në një ndeshje eliminimi në Kupën e Botës.

Ndeshja pritet të jetë e luftuar dhe me intensitet të lartë, ku detajet e vogla mund të vendosin fatin e kualifikimit.

Të dy skuadrat vijnë me motiv maksimal dhe me objektiv të qartë: një biletë për në 1/8 e finales dhe vazhdimin e ëndrrës në Botëror.

Tashmë, të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë përballje tejet të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Meksika: Raul Angel, Gallardo, Montes, Vasquez, Sanchez, Romo, Lira, Mora, Jimenez, Alvarado, Quinones.

Ekuadori: Galindez, Franco, Hincapie, Pacho, Ordonez, Angulo, Yeboah, Vite, Caicedo, Plata, Valencia. /Telegrafi/