Please enter at least 3 characters.

Megan Gale, një seksi mama (Foto)

2016/01/megan-gale-nj-euml-seksi-mama-foto_hd.jpg

39-vjeçarja australiane ka treguar barkun e sheshtë, ndërkohë që me duar mbulon gjoksin në kopertinën e “Who”.

Edhe pse duket shumë seksi në foton e saj të parë që nga lindja e djalit, Megan tregoi për revistën se ka pasur ditë që nuk është ndjerë aspak tërheqëse.

“Nuk është se më humbi besimi në vetvete, por nuk ndihesha seksi nga mungesa e gjumit dhe mungesa e kohës për veten”, tha Megan Gale.

“Mendoj se ne femrat nuk duhet të vihemi nën presion për formën fizike pas lindjes”, shtoi modelja, e cila nënvizoi se nuk është e mundur që nënat e reja të rifitojnë menjëherë formën e mëparshme pasi lindin./TCH/