Please enter at least 3 characters.

Mediet nuk do të lejohen të përcjellin seancën e Kuvendit

2019/12/mediat.jpg

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa si në seancën e kaluar as në këtë mediat nuk do të lejohen të marrin pjesë.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se kjo do të bëhet pasi edhe hapësira e medieve do të shfrytëzohet nga deputetët.

“Për shkak që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë ballkonin, vazhdon të mbetet në dispozicion të deputetëve, ju njoftojmë se prezenca medieve në seancën e nesërme do të jetë e pamundur. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: Ueb faqes së Kuvendit; Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftim.