Please enter at least 3 characters.

Me pranga në duar arrin të ikë nga vetura e policisë në një plazh në Florida, por sërish kapet

2021/03/2-50.jpg

Videoja e adoleshentit duke dalë nga vetura e policisë me duar të lidhura, dhe arratiset për pak sekonda nga policia në një plazh të Floridas, është bërë hit në internet.

Njëri nga pushuesit e plazhit i hapë derën e veturës së policisë, duke ia mundësuar të riut të arratiset për pak sekonda – e pamjet e publikuar në TikTok janë shikuar nga miliona përdorues, transmeton Telegrafi.

Është interesant se kur i riu tenton të arratiset nga policia, pas tij fillon të vrapoj turma – me qëllim që t’ia vështirësojë punën policisë në kapjen e tij.

Megjithatë pas tentimit disa sekondësh ai përfundon sërish në veturën e policisë, e në këtë incident janë prangosur edhe tre pushues tjerë nën akuzën se kanë sulmuar dhe fyer policët.

Kujtojmë që pavarësisht masave kufizuese si preventivë në luftën kundër COVID-19, plazhet në Florida janë stërmbushur nga numri i madh i të rinjve të cilëve duket se nuk po u bën përshtypje pandemia. /Telegrafi/