Please enter at least 3 characters.

Me një pozë nga përditshmëria, Dua Lipa mahnit me dukjen e saj natyrale

2020/04/GettyImages-1210604635-scaled-e1587584999990.jpg
174:"LONDON, ENGLAND - MARCH 05: Dua Lipa attends The Global Awards 2020 at Eventim Apollo, Hammersmith on March 05, 2020 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Përkundër faktit se këtë vit ajo u desh të ndërpriste turneun e saj, shkaku i pandemisë COVID-19, Dua po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të ri, "Future Nostalgia".

Dua ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, 24-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një imazh bardhë e zi, ku tregonte dukjen e saj tërësisht natyrale, pa makijazh.

Ajo është komplimentuar nga ndjekësit për dukjen e saj në këtë fotografi, e cila duket të jetë realizuar gjatë këtyre ditëve.

Lipa përndryshe gjatë këtij muaji theu rekordin, duke u bërë artistja e parë shqiptare, albumi i së cilës ngjitet në vendin e parë në listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/