Me një fotografi atraktive nga xhirimet, Era Istrefi zbulon datën e lansimit të këngës së re në bashkëpunim me Norën
Prej kohësh këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku.
Dy motrat kanë bërë të ditur se kënga titullohet "Nuk e di", dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë.
Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij dueti.
Ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku shfaqet hipur mbi një veturë luksoze.
Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.
Era përndryshe muaj më parë ka publikuar edhe këngën "Selfish" në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike - këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/


