Please enter at least 3 characters.

Me “Mitsubishi” dhe “Hammer”, kjo është pasuria e kosovarëve që u kapën me drogë në Lezhë (Video)

2017/09/sss-2-e1506001278235.jpg

Pas finalizimit të operacionit të koduar “Deltar”, policia shqiptare ka dhënë detaje të reja. Sipas autoriteteve, janë arrestuar në flagrancë B.G., 47 vjeç dhe S.V., 41 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Nga hetimet e para policore, siç shkruajnë mediat shqiptare, dyshohet se ata kishin rolin e transportuesve të drogës, që paketohej në një servis në Lezhë.

Ndalimi i tyre u bë gjatë ditës së sotme, në kryqëzim të Rriles teksa drejtonin mjetin “Volkswagen” kamionçinë, në brendësi të të cilit kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike marihuanë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kilogramë.

Gjithashtu policia ka deklaruar se po punon për të verifikuar pasuritë e dy të arrestuarve, pasi iu evidentuan dhe iu sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to “Hammer”, “Mitsubish” etj.

Sipas mediave shqiptare, mbi ta rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Po në kuadër të këtij operacioni, policia evidentoi edhe trurin e trafikut, Ilir Markvukaj , 41 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D. M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike.

Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gramë lëndë narkotike mariujanë.