Please enter at least 3 characters.

Me kërkesë të Serbisë, Maqedonia arreston Gafurr Dugollin - vëllain e Bujar Dugollit

2016/03/Gafurr-Dugolli.jpg

Në orët e vona të pasdites së sotme, në kufirin Kosovë-Maqedoni është arrestuar Gafurr Dugolli, shef i protokollit të Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), transmeton Telegrafi.

Bëhet e ditur se arsyeja e ndalimit nga Policia maqedonase është një urdhër i shtetit serb për Interpolin, i cili mësohet se i ka përditësuar tash së fundmi listat e ndalimit.

Gafurri (vëllai i Bujar Dugollit) ishte anëtar i ish-UÇK-së, ndërsa tash është pjesë e FSK-së. /Telegrafi/