Please enter at least 3 characters.

Me këngën "Medicine", Harry Styles nxit thashetheme rreth orientimit të tij seksual

2018/03/HarryStles-1.jpg
244:"PARIS, FRANCE - MARCH 13: In this handout photo provided by Helene Marie Pambrun, Harry Styles performs during his European tour at AccorHotels Arena on March 13, 2018 in Paris, France. (Photo by Handout/Helene Marie Pambrun via Getty Images)
7:"Handout

Në një koncert në Paris, Harry Styles e ka interpretuar premierë këngën e tij të re, "Medicine".

Ish-anëtari i "One Direction" nga nxitur spekulime rreth orientimit të tij seksual për shkak të fjalëve që përdor në këngë.

(Foto: Getty Images)

"Edhe djemtë edhe vajzat janë aty, shoqërohem me ta dhe kjo është në rregull për mua", thuhet mes tjerash në këngë.

https://twitter.com/emptyskv/status/973679518572580866

Pikërisht këto fjalë kanë nxitur spekulime se këngëtari është biseksual.

24-vjeçari ka refuzuar të flasë në lidhje me orientimin e tij seksual në të kaluarën, prandaj kjo këngë është etiketuar si një deklarim i tij.

Styles është në lidhje me manekinen 29-vjeçare, Camille Rowe, mirëpo janë hedhur dyshime se nuk bëhet fjalë për dashuri të vërtetë, por për një truk marketingu për të tërhequr vëmendje.

(Foto: Getty Images)

Harry është një këngëtar, kompozitor dhe aktor anglez, i cili u bë i famshëm si pjesëtar i grupit të djemve, "One Direction", që dolën nga versioni britanik i spektaklit për talentë, 'X Factor', në vitin 2010.

Që atëherë, grupi "One Direction" ka lansuar pesë albume, ka zhvilluar katër turne botërore dhe ka fituar një sërë çmimesh. Nga janari i vitit 2016, ky grup është në një pauzë të zgjatur, ndërsa anëtarët e bendit kanë ndjekur projektet e tyre solo. /Telegrafi/