Më 1 qershor fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë
20/05/2026
Kryeqyteti ka njoftuar se faza e parë e dezinsektimit hapësinor në lagjet e Prishtinës për vitin 2026 do të nisë më 1 qershor 2026, nga ora 20:00, sipas planit të publikuar.
Sipas njoftimit, paraprakisht do të zhvillohet edhe operimi me larvicide.
“Hedhja e larvicideve do të realizohet më 30.05.2026 dhe 31.05.2026, duke filluar nga ora 09:00”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Kryeqyteti ka sqaruar se datat dhe oraret mund të ndryshojnë në varësi të kushteve atmosferike.
“Varësisht nga kushtet atmosferike, mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve”, thuhet më tej.
Nga komuna është bërë e ditur se dezinsektimi do të zhvillohet sipas planit dinamik të publikuar për lagjet e Kryeqytetit. /Telegrafi/


