Please enter at least 3 characters.

McKennie objektiv i Liverpoolit për mesfushën

2019/01/GettyImages-1015046874.jpg
285:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - AUGUST 11: (L-R) Weston McKennie of Schalke celebrates the first goal with Daniel Caligiuri during the friendly match between FC Schalke 04 v AFC Fiorentina at Veltins Arena on August 11, 2018 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën Premier këtë edicion.

Skuadra e Jurgen Klopp po kalon nëpër një moment të mrekullueshëm si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Por trajneri gjerman po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit në repartin e mesfushës.

Weston McKennie. (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Emri i ri në listën e The Reds është ai i mesfushorit amerikan të Schalkes, Weston McKennie.

20-vjeçari iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2016 nga akademia e Dallas dhe ka shkëlqyer me fanellën e Schalkes.

Mesfushori qendror këtë edicion ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Weston McKennie. (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Liverpooli tanimë ka filluar bisedimet me Schalken për të parë mundësinë e transferimit të McKennies në Anfield.

The Reds janë gati të shpenzojnë rreth 25 milionë euro për mesfushorin amerikan. /Telegrafi/