Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pjesërisht një rrugë në Malishevë nga 28 prilli deri më 1 maj, shkak punimet në kanalizim

Komuna e Malishevës ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve që po zhvillohen në këtë segment.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026 një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim, ndërsa për të mundësuar lëvizjen, një krah i rrugës do të mbetet i hapur.

“Për shkak të punimeve në rrugën ‘Medlin Ollbrajt’, duke filluar nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026, një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Nga komuna është bërë e ditur se banorëve që jetojnë në këtë rrugë do t’u sigurohet qarkullim i pandërprerë.

Sipas njoftimit, ndërprerja e përkohshme e qarkullimit bëhet si pasojë e punimeve për vendosjen e gypave të kanalizimit fekal dhe atmosferik në këtë segment rrugor. /Telegrafi/