Please enter at least 3 characters.

Mbretëria e Butanit feston lindjen e princit duke mbjell 108 mijë pemë (Foto)

2016/03/princi1-1.jpg

Në Butan, që ndodhet në Azinë Jugore, janë mbjell 108 mijë fidanë për të festuar lindjen e princit të kurorës.

Mbreti dhe mbretëresha e kanë filluar ceremoninë e mbjelljes, që është një formë e lutjeve për të porsalindurin, transmeton Telegrafi.

Secili fidan i mbjellë, përfaqëson një lutje që princi të rritet i shëndoshë, i fortë dhe i zgjuar.

Numri 108 është po ashtu i shenjtë për budistët.

“Po mbjellim pemë për Lartmadhërinë e Tij Gualsley”, ka qenë thurja që i ka shoqëruar fotografitë, ku shiheshin vullnetarët, duke punuar në natyrë.

Me anë të kësaj po promovohet mbrojtja e ambientit si dhe vetëdijesimi mbi rëndësinë e pemëve. /Telegrafi/