Please enter at least 3 characters.

Mbretëria e Bashkuar vjen me sanksione për 370 individë dhe subjekte të tjera ruse – përfshirë ish-presidentin

2022/03/AP_19360537674656-e1647350301477.jpg
262:"Russian President Vladimir Putin, right, listens to Prime Minister Dmitry Medvedev during the State Council meeting on the agricultural policy at the Kremlin in Moscow, Russia, Thursday, Dec. 26, 2019. (Yekaterina Shtukina, Sputnik, Government Pool Photo via AP)
2:"AP

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 370 objektiva të reja sanksionesh ndaj Rusisë, përfshirë ish-presidentin

Sanksionet e reja të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar synojnë 370 individë dhe subjekte të tjera ruse.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për të sanksionuarit përfshihet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit.

Emrat e rinj në listë përfshijnë:Dmitry Medvedev - president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (që nga viti 2020)Dmitry Peskov - Zëdhënësi i PutinitSergei Shoigu - Ministër i MbrojtjesMaria Zakharova - zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të RusisëMargarita Simonyan - kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga RusiaPyotr Aven - bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-BankMikhail Fridman - oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven

Ndryshe, më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, duke përfshirë një tarifë shtesë prej 35% për vodkën. /Telegrafi/