Please enter at least 3 characters.

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit

2016/01/f.0531192014190_m.jpg

Ambasadori i Libanit, vendit që kryeson këshillin, e thirri mbledhjen për të diskutuar sulmin e izraelitëve ndaj gjashtë anijeve që lundronin drejt Gazës.

Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandove izraelite.

Nënsekretari i ministrisë së Jashtme turke, Salim Jenel, i tha Radios Evropa e Lirë se ambasadori izraelit është paralajmëruar për “dëmtim të pakthyeshëm” të marrëdhënieve dypalëshe.

Jenel i hodhi poshtë pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, të cilat ishin inspektuar nga një vend i NATO-s, mund të kenë trafikuar armë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon tha se është “i shokuar” nga sulmi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Uiliam Barton shprehu "keqardhje të thellë" për humbjen e jetëve.

Rusia e dënoi incidentin si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet për vizitë në Kanada, tha se do ta anulojë vizitën në Washington dhe do të kthehet në Izrael. /REL/