Mbjellën fidane në hapësirat publike në Mitrovicën Veriore
22/04/2025
Sot janë mbjellur fidane në hapësirat publike në Mitrovicën Veriore, për nder të Ditës së Tokës.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës Veriore e ka bërë këtë aktivitet, shkruan Telegrafi.
“Me një aksion simbolik Komuna e Mitrovicës Veriore, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar mbjelljen e fidaneve në hapësirat publike”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ky aktivitet synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe promovimin e një qyteti më të gjelbër për të gjithë qytetarët.
“Ta ruajmë tokën – së bashku për një të ardhme më të pastër!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


