MBI JETËN E LUME
08/10/2024
Poezi nga: Jaime Gil de BiedmaPërktheu: Aurel Plasari
Në një vend të vjetër që s’bën dobi,
si puna e Spanjës mes dy luftërash
civile, në një fshat buzë deti të kem
një shtëpi dhe një pëllëmbë tokë,
ndërsa kujtesë aspak. Pa lexuar,
pa vuar, pa shkruar, pa paguar fatura,
të rroj si sojli i rënë nga vakti
mes rrënojave të zgjuarsisë sime.


