Please enter at least 3 characters.

Mbi 600 qytetarë pjesëmarrës në garën "Run for Down" në Shkup

2016/01/shkup-sonte-shfaqe-teatrale-p-euml-r-personat-me-sindromin-down_hd.jpg

Përmes garës së vrapimit, mbi 600 qytetarë dolën në mbështetje të personave me sindromin Down, të cilët garuan së bashku me familjet e tyre në garën "Run for Down".

Ky ishte viti i katërt me radhë i organizimit të ktij vrapimi, ndërsa mjetet e mbledhura do të jepen për pajisjen e Qendrës ditore për personat me sindromin Down, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e klubit "Eskim", organizatore e aktivitetit, Biljana NIkollovska-Kumanovska shprehu kënaqësinë për dajen kaq masovike të sivjetme.

Sipas asj, kjo ishte e papritur që qytetarët të dalin kaq në numër në këtë aktivitet dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore të ofrojnë mbështetje kaq të madhe./Telegrafi/