Please enter at least 3 characters.

Mbi 23 mijë nxënës i nënshtrohet sot pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë

2022/06/mbarvajtja-e-testit-te-arritshmerise-nxenesit-foto-Ridvan-Slivova-13-e1654350271403.jpg

Në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në 176 qendra të testimit.

Ajo kishte thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale.