Please enter at least 3 characters.

Mbi 100 milionë klikime në YouTube për hitin "Sweet but Psycho" të shqiptares Ava Max

2019/01/w2-e1548837794201.jpg
165:"NEW YORK, NY - DECEMBER 06: Ava Max attends Billboard Women In Music 2018 on December 6, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard )
26:"Getty Images for Billboard

Tashmë thuajse të gjithë kanë filluar të dëgjojnë për të.

Këngëtarja e re shqiptare, Ava Max, tashmë ka kapur tregun e huaj me hitin e saj "Sweet but Psycho".

Kjo këngë ka qëndruar për disa javë në top listat britanike dhe amerikane, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe në trevat shqiptare.

Që kur kënga e saj u publikua, filloi të shpërndahet më të madhe, dhe tashmë ka kaluar mbi 100 milionë shikime në kanalin YouTube.

Klipi i kësaj kënge shkaktoi mjaft polemika, pasi ai përmbante disa skena të dhunshme, të cilat u komentuan me nota jo të mira nga Avokatët e Shëndetit Mental.

Megjithatë, është bërë e qartë që asgjë nuk është bërë me qëllim të keq për realizimin e kësaj videoje, ndaj dhe shqiptarja është uruar për suksesin dhe konceptin e kësaj video.

Këngëtarja shqiptare sigurisht që i është gëzuar këtij suksesi, teksa duket e motivuar për të punuar tutje, tani që kënga e saj ka arritur këtë sukses.

Amanda Ava Koci përndryshe është shqiptare me prejardhje nga Saranda, e rritur nga prindër emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke shënuar hapa të suksesshëm drejt muzikës, teksa është pjesë edhe e albumit më të ri të DJ-të me famë botërore, David Guetta. /Telegrafi/