Mbi 1.000 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 1.001 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë
Sipas qyteteve në Shkup - 432, Manastir - 80, Kumanovë - 73, Prilep - 69, Kavadar - 51, Tetovë - 38, Veles - 35, Kërçovë - 29, Negotinë - 23, Gostivar - 21, Ohër dhe Shtip nga 17, Koçan, Strumicë dhe Radovish nga 15, Gjevgjeli - 13, Sveti Nikollë - 11, Vinicë - 9, Dellçevë - 8, Demir Kapi - 7, Resnjë dhe Dibër nga 5, Berovë - 4, Kriva Pallankë dhe Dojran nga 2, Demir Hisar, Strugë, Bogdanci, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 151.122, numri i pacientëve të shëruar është 130.910, numri i vdekjeve është 4.742, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.470.
Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup-6.974, Kumanovë-1.090, Manastir-1.018./Telegrafi/


