Please enter at least 3 characters.

Mbappe dëshpëron tifozin e Realit, refuzon të nënshkruajë në fanellën e Los Blancos

2017/07/mbape.jpg

Monaco ka zgjedhur qytezën piktoreske zvicerane për përgatitje para fillimit të zezonës së re të ligës elitare franceze.

Kjo ju ka dhënë mundësi shumë tifozëve për t’i parë yjet e kampionit francez në veçanti shumë të përfolurin Kylian Mbappen.

E një prej fansave që kishte të veshur fanellën e Real Madridit, i kishte kërkuar francezit t’ia nënshkruaj fanellën, të cilën gjë refuzoi ta bëjë sulmuesi, transmeton Telegrafi.

Tash e sa kohë mediat raportojnë për një transferim të 18-vjeçarit te kampioni spanjoll dhe i Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se dje për të përditshmen spanjolle “AS”, futbollisti tha se "Nuk e di nëse do të luaj në Monaco" duke përforcuar thashethemet se do të largohet prej skuadrës franceze.