Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2020
50:"Euro Bills Currency Dollar Bill Seem Money Finance
37:"http://maxpixel.freegreatpicture.com/
07/04/2020
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2020 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
"Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/


