Please enter at least 3 characters.

Mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2019

2018/01/cel-mai-slab-curs-euro-din-istorie-640x425.jpg

Ministria e Financave njofton se më 8 prill 2019 do të mbahet ankandi i pestë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

"Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/