Mazrekaj dëshiron kurorën e dyfishtë
Prishtina tashmë e ka siguruar titullin e kampionit dhe këtë të diele do ta ngrit trofeun në stadiumin e vet pas ndeshjes me Trepçën ’89, ndërsa në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës që zhvillohet me 9 qershor, do të përballet me Ferizajn.
“Të shpallesh kampion për herë të dytë radhazi është ndjenjë shumë e mirë, por do të ishte më mirë ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës”, u shpreh Mazrekaj për Telegrafin.
“Kemi kaluar shumë sfida këtë sezon dhe ju mediat e dini më së mirë se nëpër çfarë vështirësi kemi kaluar si mysafirë. Ky kampionat ka qenë mjaft i vështirë”, theksoi sulmuesi këmbëshpejtë.
Mentori është duke u kërkuar nga shumë skuadra jashtë Kosovës, përfshirë edhe ato të Shqipërisë, por ai ende nuk e di se ku do të shtrihet e ardhmja e tij, teksa theksoi se mund të mbetet përsëri në Prishtinë. /Telegrafi/


