Please enter at least 3 characters.

Mavraj nuk luan kundër Sllovenisë dhe Islandës

2016/01/f.0831200437209_m.jpg

Mbrojtësi i ekipit gjerman Greuther Furth ka pësuar një lëndim, i cili do t’ia pamundësojë grumbullimin me ekipin e Shqipërisë, transmeton Express.

Mavraj, ka shprehur keqardhje që nuk do të ketë mundësi t’i ndihmoj bashkëlojtarët, në dy sfidat shumë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

“Miq dhe fansat e mi, me keqardhje ju njoftoj se një dëmtim serioz me pengon te jap kontributin tim me Shqipërinë ne dy ndeshje tepër të rëndësishme dhe historike. Megjithatë, kjo nuk do të pengoje te jem edhe unë ashtu si ju një tifoz special. Unë besoj”, ka shkruar Mavraj në profilin e tij në Facebook.

Trajneri Gianni De Biasi në vend të Mavrajt pritat ta inkuadroj përforcimin e ri, Loret Sadikun, i cili pritet t’i bashkohet Kombëtares për herë të parë. /Telegrafi/